Guatemala ndërpret lidhjet diplomatike me Venezuelën
Giammattei tha se ai ka urdhëruar mbylljen e ambasadës së Guatemalës në kryeqytetin e Venezuelës

Ankara
Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, ka bërë të ditur se vendi i tij ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Venezuelën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, Giammattei tha se ai ka urdhëruar mbylljen e ambasadës së Guatemalës në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas.
Para se të betohet si presidenti i 51-të i Guatemalës, Giammattei ishte zotuar se do të ndëpresë marrëdhëniet diplomatike me Venezuelën.
Giammattei nuk pranon legjitimitetin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, por ka njohur autoritetin e liderit të opozitës, Juan Guaido, i cili deklaroi veten president të përkohshëm në fillim të vitit të kaluar.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, Venezuela i mohoi hyrjen në vend presidentit të zgjedhur Giammattei, i cili kishte planifikuar të takohet me kreun e opozitës, Guaido.
Gati për një vit, Guaido është angazhuar në një luftë për pushtet me presidentin Maduro.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.