Grupi i monitorimit NetBlocks: Irani përballet me kufizime mbarëkombëtare të internetit
“Të dhënat e drejtpërdrejta tregojnë se Irani aktualisht ndodhet në mes të një ndërprerje mbarëkombëtare të internetit”, tha grupi NetBlocks
Stamboll
Grupi i monitorimit të internetit NetBlocks me seli në Londër ka bërë të ditur se Irani aktualisht ndodhet nën një ndërprerje mbarëkombëtare të internetit, transmeton Anadolu.
“Të dhënat e drejtpërdrejta tregojnë se Irani aktualisht ndodhet në mes të një ndërprerje mbarëkombëtare të internetit”, tha grupi në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, të cilat nisën më 28 dhjetor të Pazarin e Madh në Teheran për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Demonstratat më pas u përhapën në disa qytete të tjera në mbarë vendin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
