Grupi i fundit i aktivistëve italianë të Flotiljes Globale "Sumud" mbërrin në Romë
Aktivistët e misionit humanitar ndërkombëtar të Flotiljes u pritën të hënën më 6 tetor në aeroportin ndërkombëtar "Fiumicino" nga njerëz të cilët valëvitën flamuj palestinezë

Tiranë
Në aeroportin ndërkombëtar "Fiumicino" në kryeqytetin e Italisë, Romë, mbërritën aktivistët italianë të cilët ishin pjesë e Flotiljes Globale "Sumud", raporton Anadolu.
Aktivistët e misionit humanitar ndërkombëtar të Flotiljes u pritën të hënën më 6 tetor në aeroportin ndërkombëtar "Fiumicino" nga njerëz të cilët valëvitën flamuj palestinezë.
Në aeroportin "Fiumicino" mbërritën nga Athina pas zbarkimit pasdite nga Eilat, grupi i fundit prej shtatë aktivistësh italianë, të cilët nuk e kishin nënshkruar formularin e lirimit vullnetar në Izrael dhe për këtë arsye duhej të prisnin për dëbimin e tyre gjyqësor të kryer dje.