Grupet gjermane të të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për gjenocid në Gaza
"Izraeli ka kryer dhe vazhdon të kryejë gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës përmes luftës së tij", tha dega gjermane e "Amnesty International"

Berlin
Organizata të shquara të të drejtave të njeriut në Gjermani kanë akuzuar Izraelin se po "kryen gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës", transmeton Anadolu.
"Edhe ne arrijmë në përfundimin se Izraeli ka kryer dhe vazhdon të kryejë gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës përmes luftës së tij", tha Julia Durchow, sekretare e përgjithshme e degës gjermane të "Amnesty International", gjatë një konference për shtyp në Berlin.
Ajo shtoi se vrasjet masive të Izraelit në enklavë dëshmojnë për "qëllimet gjenocidale" të tij.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.