Bota

Gropa gjigante vazhdon të zgjerohet në Indonezi

Pamjet e regjistruara tregojnë fenomenin gjeologjik, i cili ka arritur një thellësi prej rreth 100 metrash dhe mbulon një sipërfaqe që tejkalon 30 mijë metra katrorë

Abdulbesar Ademi  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 17.02.2026
Gropa gjigante vazhdon të zgjerohet në Indonezi

Aceh

Një gropë gjigante në fshatin Pondok Balik, në rrethin Ketol të provincës Aceh në Indonezi, vazhdon të zgjerohet duke shkaktuar lëvizje të konsiderueshme të tokës dhe rrëshqitje dheu, raporton Anadolu.

Pamjet e regjistruara tregojnë fenomenin gjeologjik, i cili ka arritur një thellësi prej rreth 100 metrash dhe mbulon një sipërfaqe që tejkalon 30 mijë metra katrorë.

Autoritetet lokale paralajmërojnë se kushtet e paqëndrueshme të terrenit mund të çojnë në rrëshqitje të tjera dheu në çdo moment, veçanërisht për shkak të reshjeve të dendura që përshkojnë strukturat shkëmbore vullkanike të rajonit.

Lëvizja e vazhdueshme e tokës ka shkatërruar tashmë pjesë të rrugës kryesore që lidh rajonet midis Bener Meriah dhe Aceh Qendrore, ka përpirë sipërfaqe të mëdha të plantacioneve të kafesë dhe specit djegës, si dhe ka detyruar zhvendosjen e shtyllave të tensionit të lartë të energjisë elektrike.

Për shkak të rrezikut të lartë për jetën, qeveria indoneziane e ka shpallur zonën si zonë të kuqe, duke ndaluar plotësisht hyrjen për publikun.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.