Bota

Grevë në disa ishuj të Greqisë për shkak të "krizës së emigrantëve"

"Kërkojmë mbrojtjen e kufijve tanë detarë", tha Kitelis, duke bërë të ditur se dëshirojnë që ishulli të rikthehet në gjendjen e mëparshme

Ayhan Mehmet  | 22.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
Grevë në disa ishuj të Greqisë për shkak të "krizës së emigrantëve" Burimi: ANA-MPA

Athinë

Në ishujt Lesbos, Kios dhe Samos të Greqisë institucionet publike kanë hyrë në grevë njëditore ndërsa dyqanet qëndruan të mbyllura për të tërhequr vëmendjen lidhur me krizën e emigrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i grevës njëditore të zhvilluar me thirrjen e bashkive, mbështetjen e shoqatave të ndryshme dhe të banorëve të ishujve, institucionet publike në ishujt ku ndodhë më shumë problemi me emigrantët nuk kanë ofruar shërbime dhe dyqanet nuk janë hapur.

Rreth 10 mijë persona, përfshirë kryebashkiakun e Lesbos-it, ish-deputetë dhe burokratë të nivelit të lartë u mblodhën në qendrën e ishullit dhe marshuan drejt Sekretariatit të Përgjithshshëm për Politikën e Egjeut dhe Ishujve.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Ishujt na përkasin neve", "Na riktheni ishujt". Ata protestuan kundër politikave të qeverisë dhe Bashkimit Evropian (BE).

Kryebashkiaku i Lesbos-it, Stratis Kitelis, gjatë fjalimit në protestë tha se, "Jemi mbledhur këtu për të dhënë një mesazh. Nuk jemi vetëm. Zëri ynë do të mbërrijë deri tek kryeministri dhe zyrtarët tjerë".

"Kërkojmë uljen urgjente të instensitetit në ishuj dhe institucionet e shoqërisë civile të vihen nën kontroll. Kërkojmë mbrojtjen e kufijve tanë detarë", tha Kitelis, duke bërë të ditur se dëshirojnë që ishulli të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Protesta të ngjashme pritet të zhvillohen edhe nesër në kryeqytetin grek, Athinë.

Instensiteti ekstrem në kampin Moria në Lesbos

Mijëra emigrantë të parregullt që kanë ikur nga vendi i tyre për një të ardhme më të mirë dhe që janë strehuar në kampin Moria në ishullin Lesbos në Greqi, po përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira.

Rreth 18 mijë emigrantë të parregullt që qëndrojnë në kampin me kapacitet për 3 mijë persona dhe zonën përreth tij përbëhen kryesisht nga gratë dhe fëmijët, të cilët janë të detyruar të jetojnë në çadra verore në mot të ftohtë dhe me shi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.