Bota

Greqia përgatitet për një valë të re të nxehti me temperatura deri në 43 gradë Celsius

- Parashikimet tregojnë se temperaturat nga e diela deri të paktën të martën mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius

Ahmet Gençtürk  | 16.07.2025 - Përdıtësım : 17.07.2025
Greqia përgatitet për një valë të re të nxehti me temperatura deri në 43 gradë Celsius

Athinë

ATHINË (AA) - Greqia po përgatitet për një valë të re dhe më intensive të të nxehtit, e cila pritet të sjellë temperatura ekstreme dhe rrezik të shtuar nga zjarret, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës ditore ‘To Vima’, parashikimet tregojnë se temperaturat nga e diela deri të paktën të martën mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, me mundësi të zgjatjes deri të mërkurën.

Meteorologu Giorgos Tsatrafilia tha se temperaturat prej 39-40 gradë Celsius priten në ditët para fundjavës, para se vala e të nxehtit të arrijë kulmin.

Ai gjithashtu paralajmëroi se popullatat vulnerabël, veçanërisht në zonat urbane me ventilim të dobët dhe mungesë të mjeteve për freskim, mund të përjetojnë vështirësi të mëdha gjatë kësaj vale e të nxehtit ekstrem.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın