Bota

Greqia përballet me varfëri të vazhdueshme, gati 27% e popullsisë jeton në rrezik varfërie dhe përjashtimi social

Intensiteti i punës, pagat e ulëta, pasiguria në punë dhe mospërputhja midis të ardhurave dhe çmimeve të larta të nevojave dhe energjisë vazhdojnë t’i bllokojnë punëtorët në varfëri, pavarësisht përmirësimeve individuale

Ahmet Gençtürk  | 22.10.2025 - Përdıtësım : 22.10.2025
Greqia përballet me varfëri të vazhdueshme, gati 27% e popullsisë jeton në rrezik varfërie dhe përjashtimi social Foto: AA/Arkiv

Athinë

Greqia përballet me forma të vazhdueshme, në zhvillim dhe të reja të varfërisë me gati 27 për qind të popullsisë që jeton në rrezik varfërie ose përjashtimi social në vitin 2025, transmeton Anadolu.

Rrjeti Grek kundër Varfërisë në raportin e tij të shtatë vjetor tha se intensiteti i punës, pagat e ulëta, pasiguria në punë dhe mospërputhja midis të ardhurave dhe çmimeve të larta të nevojave dhe energjisë vazhdojnë t’i bllokojnë punëtorët në varfëri, pavarësisht përmirësimeve individuale.

Raporti thotë se të ardhurat minimale garantuese (MGI) mbulojnë 60 për qind të vijës së varfërisë, një nivel i pamjaftueshëm sipas standardeve evropiane, teksa varfëria e fëmijëve mbetet e lartë në 22,4 për qind.

Duke theksuar se fuqia blerëse e pagave dhe pensioneve është më e ulëta në Evropë dhe se sistemi i taksave i rëndon në mënyrë disproporcionale familjet ekonomikisht të dobëta, raporti argumentoi se politikat sociale të zbatuara për popullatat më vulnerabël nuk arritën t'i nxirrnin ato nga varfëria.

"Ekziston nevoja për një bashkëpunim më efektiv në të gjitha nivelet e qeverisjes. Fuqizimi i shoqërisë civile dhe pjesëmarrja kuptimplote e atyre që preken drejtpërdrejt janë parakushte për arritjen e objektivave të reduktimit të varfërisë të ‘Evropa 2030’ “, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın