Bota

Greqia përballet me mbiturizmin pavarësisht të ardhurave rekord

- Qeveria greke po kërkon strategji afatgjata për të balancuar ndikimin ekonomik të sektorit me kostot e tij sociale dhe mjedisore

Ajdin Aliji  | 15.07.2025 - Përdıtësım : 16.07.2025
Greqia përballet me mbiturizmin pavarësisht të ardhurave rekord Foto: Costas Baltas / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Ndërsa Greqia vazhdon të përfitojë ekonomikisht nga turizmi, ajo po kërkon gjithashtu zgjidhje të reja për sfidat e shkaktuara nga mbiturizmi, duke përfshirë rritjen e qirave dhe "varfërimin" e burimeve natyrore, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti nga Instituti i Konfederatës Greke të Turizmit (INSETE), turizmi gjeneroi 30,2 miliardë euro të ardhura direkte në vitin 2024, duke përbërë 13 për qind të PBB-së së vendit.

Kur përfshihen ndikimet indirekte, kontributi total i sektorit tejkalon 30 për qind. Turizmi gjithashtu përfaqësoi 16,5 për qind të punësimit total në tremujorin e tretë të vitit 2024.

Megjithatë, media greke ka raportuar shqetësime në rritje për rritjen e qirave në zonat turistike të njohura dhe mungesën e ujit gjatë muajve të verës.

Qeveria greke po kërkon strategji afatgjata për të balancuar ndikimin ekonomik të sektorit me kostot e tij sociale dhe mjedisore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın