Greqi, zjarrfikësit tentojnë të shuajnë zjarrin në Asprochori
- Si në shumë vende të rajonit edhe Greqia po lufton kundër zjarreve të shkaktuara nga temperaturat e larta ekstreme.

Shkup
SHKUP (AA) - Zjarrfikësit po tentojnë të shuajnë zjarrin në Asprochori, pranë Oroposit në Greqi, raporton Anadolu.
Si në shumë vende të rajonit edhe Greqia po lufton kundër zjarreve të shkaktuara nga temperaturat e larta ekstreme.
Ndërsa temperatura arriti në 40 gradë Celsius, Akropoli në Athinë u mbyll për vizita nga ora 13:00 deri në orën 17:00 sipas një vendimi nga autoriteti i antikiteteve të Athinës.
Ministria e Punës zgjati një ndalesë pune për punëtorët në ambient të hapur dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit për pjesën më të madhe të vendit, përfshirë Greqinë veriore dhe qendrore si dhe shumë ishuj.
Temperaturat e larta pritet të bien duke filluar nga sot.