Bota

Greqi, pezullohet mësimi në 9 shkolla për shkak të bakterit "Strep A"

Nëntë shkolla janë mbyllur përkohësisht në rajonin e Maqedonisë Qendrore të Greqisë për shkak të përhapjes së shpejtë të bakterit "Strep A"

Ayhan Mehmet  | 26.05.2025 - Përdıtësım : 28.05.2025
Greqi, pezullohet mësimi në 9 shkolla për shkak të bakterit "Strep A"

Komotini

Nëntë shkolla janë mbyllur përkohësisht në rajonin e Maqedonisë Qendrore të Greqisë për shkak të përhapjes së shpejtë të bakterit "Strep A", transmeton Anadolu.

Sipas mediave greke, në një shkollë në rajonin Kalamaria të Selanikut u zbuluan rastet e para. Mësimi u pezullua në 3 shkolla fillore dhe në 2 kopshte në rajon për shkak të përhapjes së shpejtë të baktereve që shkaktuan infeksionin.

Katër shkolla në qytetin Serres ku u zbulua bakteri "Strep A" u mbyllën përkohësisht si masë paraprake.

Instituti Kombëtar Grek i Shëndetit Publik (EODY) deklaroi se bakteri "Strep A" është shumë ngjitës dhe shtoi se duhen ndjekur rregullat e higjienës personale.

Autoritetet rekomanduan që personat e infektuar të qëndrojnë në shtëpi për të paktën 24 orë pas fillimit të trajtimit me antibiotikë dhe se situata po menaxhohet në mënyrë të kontrolluar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın