Bota

Greqi, ndalohet puna në ambient të hapur në mesditë për shkak të temperaturave të larta

- Puna në fusha të tilla si ngarkimi i mallrave, kargo, ndërtimi dhe puna në kantierin detar është ndalur.

Derya Gülnaz Özcan  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 08.07.2025
Greqi, ndalohet puna në ambient të hapur në mesditë për shkak të temperaturave të larta

Athinë

ATHINË (AA) - Në Greqi, sot u ndalua puna e punëtorëve në zona të hapura midis orës 12:00 dhe 17:00 në rajonet me temperatura të larta, transmeton Anadolu.

Ky vendim vjen pas njoftimit të Departamentit Meteorologjik se këtë javë do të ketë rritje të temperaturave në të gjithë vendin si dhe u renditën masat paraprake që duhen marrë për punonjësit për shkak të temperaturave të larta.

Në këtë kontekst, punëtorët në Maqedoninë Qendrore, Ishujt Jonian, Greqinë Perëndimore, Thesalinë, rajonet e Mesinisë dhe ishujt e Samos dhe Rodosit nuk do të lejohen të punojnë në zona të hapura midis orës 12:00 dhe 17:00, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore.

Puna në fusha të tilla si ngarkimi i mallrave, kargo, ndërtimi dhe puna në kantierin detar është ndalur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın