Bota

Greqi, gjendje e jashtëzakonshme në një pjesë të vendit për shkak të kushteve të këqija të motit

Sipas raportimeve të mediave, disa shtëpi, biznese dhe toka bujqësore janë dëmtuar nga kushtet e këqija të motit dhe reshjet e dendura të shiut në rajon

Derya Gülnaz Özcan  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Greqi, gjendje e jashtëzakonshme në një pjesë të vendit për shkak të kushteve të këqija të motit

Athinë

Në disa vendbanime në Greqinë perëndimore është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të kushteve të këqija të motit, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të mediave greke, disa shtëpi, biznese dhe toka bujqësore janë dëmtuar nga kushtet e këqija të motit dhe reshjet e dendura të shiut në rajon.

Pas përmbytjeve të përrenjve, mbylljes së rrugëve, rrëshqitjeve të dheut dhe problemeve të infrastrukturës të shkaktuara nga shiu i dendur, gjendja e jashtëzakonshme u shpall me vendim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile në vendbanimet si Pogoni, Kastoria dhe Argos Orestiko.

Burimet financiare të vëna në dispozicion të qeverive lokale në rajon, sipas këtij vendimi, do të përdoren për të shëruar plagët e shkaktuara nga kushtet e këqija të motit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.