Bota

Greqi, evakuohen disa zona banimi për shkak të zjarreve në pyje

Disa zona banimi janë evakuuar për shkak të zjarreve pyjore në ishullin grek të Kefalonisë dhe në Keratea, pranë kryeqytetit Athinë

Ayhan Mehmet  | 08.08.2025 - Përdıtësım : 08.08.2025
Greqi, evakuohen disa zona banimi për shkak të zjarreve në pyje

Komotini

Disa zona banimi janë evakuuar për shkak të zjarreve pyjore në ishullin grek të Kefalonisë dhe në Keratea, pranë kryeqytetit Athinë, raporton Anadolu.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve, zjarri i cili shpërtheu në mëngjes në një zonë bujqësore dhe pyjore midis Karavados dhe Peratata në Kefalonia, u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke kërcënuar zonat e banuara.

Tre fshatra në zonë janë evakuuar. Dyzet zjarrfikës, tre ekipe këmbësorie, 12 kamionë zjarrfikës, vullnetarë, shtatë avionë dhe tre helikopterë po luftojnë me zjarrin.

Ndërkohë, disa zona banimi janë evakuuar për shkak të një zjarri pyjor në Keratea, afër Athinës.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve në të dy rajonet të ndjekin udhëzimet e evakuimit për sigurinë e tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın