Bota

Greqi, bie me rreth 10 për qind numri i lindjeve në vitin 2022

Sipas raportit të Institutit Grek të Statistikave (ELSTAT), numri i foshnjave të porsalindura, i cili ishte 85.346 në vitin 2021, ra me 10,3 për qind në 76.541

Derya Gülnaz Özcan  | 02.10.2023 - Përdıtësım : 04.10.2023
Greqi, bie me rreth 10 për qind numri i lindjeve në vitin 2022

Athinë

Numri i foshnjave të porsalindura në Greqi, popullsia e të cilëve është ulur ndër vite, ka rënë me 10,3 për qind në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, transmeton Anadolu.

Sipas raportit të Institutit Grek të Statistikave (ELSTAT), numri i foshnjave të porsalindura, i cili ishte 85.346 në vitin 2021, ra me 10,3 për qind në 76.541.

Ndërsa numri i vdekjeve në vend në vitin 2022 u regjistrua në 140.801, kjo shifër ishte 143.923 në vitin 2021.

Numri i foshnjave që vdiqën para se të mbushnin një vjeç ishte 239 në vitin 2022.

Në Greqi, në vitin 2022 janë martuar 43.355 çifte. Numri i personave që preferuan të lidhnin “marrëveshje bashkëjetese” zyrtare në vend të martesës ishte 13.157.

Numri i çifteve që u martuan u rrit me 6,4 për qind në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 dhe numri i çifteve që zyrtarizuan marrëdhëniet e tyre me “marrëveshje bashkëjetese” u rrit me 13,9 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın