Bota

Greqi, 134 azilkërkues nga Iraku kthehen vullnetarisht në vendin e tyre amë

Përveç azilkërkuesve që erdhën në Greqi para 1 janarit të vitit 2020, në kuadër të programit AVRR, nëse shprehin dëshirën për t'u kthyer vullnetarisht në vend, u jepen nga 2,000 euro secilit.

Tevfik Durul  | 06.08.2020 - Përdıtësım : 06.08.2020
Greqi, 134 azilkërkues nga Iraku kthehen vullnetarisht në vendin e tyre amë

Athinë

Një grup prej 134 azilkërkues të paregjistruar me origjinë nga Iraku në Greqi, në kuadër të programit “kthim vullnetar” të cilin e realizon Bashkimi Evropian (BE), janë kthyer në vendin amë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelyo Petsas në konferencën e rregullt për media foli për azilkërkuesit që u kthyen në vendin amë.

Petsas tha se 134 shtetasit në fjalë të Irakut, e të cilit janë negativ ndaj koronavirusit, në kuadër të programit “kthimi dhe integrimi i paguar vullnetar” (AVRR), të cilin e financon BE, sot nga aeroporti Venizelos u nisën drejt vendit të tyre.

Me qëllim të zvogëlimit të barrës së krizës së migrantëve në ishujt e Detit Egje, BE ka filluar një mekanizëm të përkohshëm që përfshin 5,000 persona.

Kthimi organizohet në bashkëpunim me Frontex dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin.

Përveç azilkërkuesve që erdhën në Greqi para 1 janarit të vitit 2020, në kuadër të programit AVRR, nëse shprehin dëshirën për t'u kthyer vullnetarisht në vend, u jepen nga 2,000 euro secilit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın