Bota

Grafiti “Palestina e Lirë” shfaqet në murin e ish-burgut të Islandës

Një pjesë e madhe e murit mban shprehjen e shkruar “Palestina e Lirë”, krahas një paraqitjeje të flamurit palestinez në të djathtë të të cilit është një zemër e kuqe që tregon një nënë që përqafon fëmijën e saj me fjalët “armëpushim tani”

Abdulbesar Ademi  | 04.12.2025 - Përdıtësım : 04.12.2025
Grafiti “Palestina e Lirë” shfaqet në murin e ish-burgut të Islandës Foto: Veysel Altun/AA

Reykjavik

Një mural i madh grafiti i pikturuar në murin e një ndërtese të ish-burgut në Islandë për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit mbi Gaza dhe për të shprehur mbështetje për palestinezët ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në kryeqytetin islandez, raporton Anadolu.

Veprimi artistik u krijua në murin e pasmë të burgut historik, i vendosur në rrugën Vegamotastigur në Reykjavik.

Një pjesë e madhe e murit mban shprehjen e shkruar në islandisht “Frjáls Palestína”, që do të thotë “Palestina e Lirë”, krahas një paraqitjeje të flamurit palestinez.

Në të djathtë të flamurit, një zemër e kuqe tregon një nënë që përqafon fëmijën e saj, me fjalët “armëpushim tani” të shkruara në anglisht dhe në islandisht rreth saj.

Një pjesë tjetër e murit përmban imazhin e një jeleku të shtypit me mbishkrimin “press”, duke tërhequr vëmendjen ndaj gazetarëve të vrarë nga Izraeli dhe pranë tij gjendet një mesazh që thotë “Vetëm ata që duan të fshehin të vërtetën do të sulmonin dhe vrisnin gazetarë”.

Muri gjithashtu përfshin një pikturë me shalqi, simbol kombëtar i rezistencës palestineze. Farat brenda shalqirit mbajnë emrat e disa prej atyre që humbën jetën në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.