Gra dhe fëmijë midis 9 të vrarëve në sulmin e ri ajror izraelit në Libanin jugor
Avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në qytetin Majdal Selm, duke vrarë nëntë anëtarë të familjes Saleh
Stamboll
Nëntë persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në mbrëmje në Libanin jugor, transmeton Anadolu.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze raportoi se avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në qytetin Majdal Selm, duke vrarë nëntë anëtarë të familjes Saleh.
Disa të tjerë u plagosën në sulm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
