Bota

Goditen shërbimet postare dhe bankare franceze nga një tjetër sulm kibernetik

Autoritetet konfirmojnë se grupi i hakerëve pro-rusë është përgjegjës edhe për sulmin e javës së kaluar

Melike Pala  | 01.01.2026 - Përdıtësım : 01.01.2026
Goditen shërbimet postare dhe bankare franceze nga një tjetër sulm kibernetik

Bruksel

Shërbimet postare dhe bankare të Francës u përballën sot në mëngjes me ndërprerje të reja, pasi një sulm kibernetik i bëri përkohësisht faqet e internetit dhe aplikacionet mobile kryesisht të paarritshme, raportoi radioja franceze RFI, transmeton Anadolu.

"Faqja laposte.fr dhe të gjitha sistemet informatike të 'La Poste' janë aktualisht përballë një sulmi kibernetik", thuhej në një njoftim të publikuar në faqen kryesore të shërbimit postar.

Faqja e internetit dhe aplikacioni mobil i "La Banque Postale", krahu bankar i postës, ishin gjithashtu kryesisht të paarritshme.

Sulmi i mëparshëm, një operacion i mohimit të shërbimit (DDoS) që mbingarkon serverët për të ngadalësuar ose bllokuar aksesin, kishte nisur më 22 dhjetor dhe zgjati deri më 26 dhjetor, një kohëzgjatje e pazakontë për këtë lloj sulmi. Ndërsa ai pengoi ndjeshëm mundësinë e klientëve për të gjurmuar dërgesat, shërbimet e shpërndarjes vazhduan normalisht.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi i hakerëve pro-rusë "NoName057(16)". "La Poste" paraqiti kallëzim penal, duke shtuar se nuk ka pasur vjedhje të të dhënave, pasi sulmet e tipit mohimi shërbimi nuk përbëjnë ndërhyrje në sistemet informatike.

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim dhe ia ka ngarkuar çështjen Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë e Brendshme (DGSI) dhe njësisë kombëtare kibernetike.

Autoritetet konfirmuan se grupi i hakerëve "NoName057(16)" ka marrë përgjegjësinë për incidentin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın