Bota

GM tërheq 484 mijë automjete për të rregulluar problemin e rripit të sigurisë

Tërheqja përfshinë modelet Chevrolet Suburbans, Tahoes, Cadillac Escalades dhe GMC Yukons të prodhuara në vitet 2021 dhe 2022

Ekip  | 16.08.2022 - Përdıtësım : 16.08.2022
GM tërheq 484 mijë automjete për të rregulluar problemin e rripit të sigurisë

Detroit

General Motors do të tërheqë më shumë se 484 mijë automjete të mëdha (SUV) në SHBA për të rregulluar një problem që mund të shkaktojë mosfunksionimin e rripave të sigurisë në rreshtin e tretë të ulëseve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërheqja përfshinë modelet Chevrolet Suburbans, Tahoes, Cadillac Escalades dhe GMC Yukons të prodhuara në vitet 2021 dhe 2022.

Prodhuesi i automjeteve në dokumentet e publikuara nga rregullatorët e sigurisë amerikane tha se pjesa që mban kapësen në mbajtësen e montuar në ulëset e rreshtit të tretë në anën e majtë dhe të djathtë mund të jenë bërë në mënyrë jo të duhur. Rripat mund të mos e mbajnë siç duhet një pasagjer gjatë ndonjë aksidenti të mundshëm, duke rritur rrezikun e lëndimit.

Kompania tha se nuk është në dijeni të ndonjë përplasjeje apo lëndimi të shkaktuar nga problemi në fjalë.

Tregtarët do të inspektojnë pjesët që mban kapësen dhe do të zëvendësojnë ato nëse është e nevojshme. Pronarët e makinave do të njoftohen duke filluar nga data 26 shtator.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.