Bota

Gjysmëhëna krijon spektakël mbi strukturat historike të Stambollit

- Gjysmëhëna u fotografua nga fotoreporteri i Anadolus teksa përkonte në mënyrë të përsosur me Kullën e Gallatës dhe Xhaminë e Cihangirit, duke krijuar një skenë të rrallë dhe simbolike në qytetin historik

Shpetim Hiseni  | 01.08.2025 - Përdıtësım : 02.08.2025
Gjysmëhëna krijon spektakël mbi strukturat historike të Stambollit Foto: İsa Terli / AA

Shkup

STAMBOLL (AA) - Një pamje mahnitëse e gjysmëhënës mbi qiellin e Stambollit ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve mbrëmjen e djeshme.

Gjysmëhëna u fotografua nga fotoreporteri i Anadolus teksa përkonte në mënyrë të përsosur me Kullën e Gallatës dhe Xhaminë e Cihangirit, duke krijuar një skenë të rrallë dhe simbolike në qytetin historik.

Stambolli ofron imazhe unike për fotografët, falë ndërtesave të tij historike, peizazhit të larmishëm dhe atmosferës magjepsëse që krijohet nga ndërthurja e dritës natyrore me arkitekturën e lashtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın