Bota

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë mish kurbani në vendet e Ballkanit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të therë kafshët e kurbanit të marra me prokurë në 22 shtete jashtë vendit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë si dhe disa vende të tjera në Azi dhe Afrikë

Ayşe Şensoy Boztepe  | 30.04.2025 - Përdıtësım : 01.05.2025
Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë mish kurbani në vendet e Ballkanit

Ankara

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë mish kurbani për më shumë se 4 milionë njerëz në 22 vende, përfshirë edhe disa vende të Ballkanit, transmeton Anadolu.

Kafshët e kurbanit që janë të therura dhe të konservuara në vend do të dërgohen edhe në Gaza dhe Palestinë, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Turke.

"Brenda fushëveprimit të Fushatës së Kurbanit me Prokurë 2025, Gjysmëhëna e Kuqe do të therë kafshët e kurbanit të marra me prokurë në 22 vende jashtë vendit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë në Ballkan si dhe Afganistanin, Bangladeshin, Kirgistanin, Mongolinë në Azi, Irakun, Sirinë, Jemenin në Lindjen e Mesme dhe Burkina Fason, Çadin, Etiopinë, Guinenë, Kamerunin, Kenian, Nigerin, Somalinë, Sudanin, Tanzaninë dhe Ugandën në Afrikë", thuhet në njoftim.

Gjysmëhëna e Kuqe pjesët e kurbanit të përgatitura do t'i shpërndajë menjëherë pas therjes si mish i freskët për personat në nevojë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.