Bota

Gjykata izraelite zgjat burgimin për 13-vjeçarin palestinez

Esref Hassan i cili ka kaluar një vit në burg, do të qëndrojë për 2 vjet të tjera në burg lidhur me sulmin e pretenduar ndaj ushtarit izraelit

Seda Sevencan   | 29.10.2020
Gjykata izraelite zgjat burgimin për 13-vjeçarin palestinez

Ankara

Një gjykatë në Izrael vendosi të zgjasë dënimin me burg për djaloshin 13-vjeçar palestinez nën pretendimet për përpjekje për të goditur me thikë një ushtar izraelit në Kuds në shtator të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes në Facebook të Qendrës së Informacionit të Luginës Hilva të Palestinës, Esref Hassan, i cili ka kaluar një vit në burg, do të qëndrojë në burg edhe për dy vjet të tjera.

Sipas Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve të Palestinës (DCIP), në fund të gushtit, 153 fëmijë palestinezë u arrestuan në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të Izraelit, sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi i Burgjeve në Izrael.

"Çdo vit, afërsisht 500-700 fëmijë palestinezë, disa të moshës 12 vjeç, janë arrestuar dhe ndjekur penalisht në sistemin e gjykatës ushtarake izraelite. Akuza më e zakonshme është hedhja e gurëve", sipas DCIP.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın