Bota

Gjermania: Vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor kërcënojnë perspektivat për zgjidhje me dy shtete

“Rruga drejt një zgjidhje me dy shtete nuk duhet të bllokohet nga ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Ne paralajmërojmë shprehimisht kundër zgjerimit të ndërtimit të vendbanimeve”, tha Wadephul

Beyza Binnur Dönmez  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Gjermania: Vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor kërcënojnë perspektivat për zgjidhje me dy shtete Foto: AA/Arkiv

Gjenevë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, ka paralajmëruar se ndërtimi i vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar kërcënon perspektivat për një zgjidhje me dy shtete, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se Wadephul, i cili është në një vizitë në Indonezi, tha se ndërtimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të zgjerimit.

“Rruga drejt një zgjidhje me dy shtete nuk duhet të bllokohet nga ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Ne paralajmërojmë shprehimisht kundër zgjerimit të ndërtimit të vendbanimeve”, tha Wadephul.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.