Bota

Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më shpejt nga Irani

Gjermania u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani, duke paralajmëruar se mund të përballen me "arrestim arbitrar" ndërsa protestat antiqeveritare kanë përfshirë të gjithë vendin

Ayhan Şimşek  | 14.01.2026 - Përdıtësım : 14.01.2026
Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më shpejt nga Irani

Berlin

Gjermania u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani, duke paralajmëruar se mund të përballen me "arrestim arbitrar" ndërsa protestat antiqeveritare kanë përfshirë të gjithë vendin, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme përditësoi sot njoftimin e saj të udhëtimit, duke deklaruar se shtetasve gjermanë u këshillohet fuqimisht të mos udhëtojnë në Iran ndërsa ata që janë tashmë në vend duhet të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.

"Qytetarëve gjermanë u kërkohet të largohen nga Irani. Ekziston rreziku i arrestimeve arbitrare. Ambasada gjermane në Teheran aktualisht mund të ofrojë vetëm ndihmë të kufizuar konsullore në vend", tha Ministria e Jashtme.

Njoftim paralajmëron qytetarët për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Iran dhe rajon.

"Një përkeqësim i ri i situatës së sigurisë në rajon dhe konfrontime të mëtejshme ushtarake nuk mund të përjashtohen. Situata në të gjithë rajonin mbetet e paqëndrueshme dhe shumë e tensionuar", tha ministria.

Irani është tronditur nga vala e protestave që nga muaji i kaluar, që filluan më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më vonë u përhapën në disa qytete të tjera.

Zyrtarët iranianë akuzuan SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e "trazirave" dhe "terrorizmit".

Nuk ka shifra zyrtare të viktimave, por Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), një grup i të drejtave me bazë në SHBA tha se mbi 2.500 njerëz janë vrarë, përfshirë forcat e sigurisë dhe protestuesit ndërsa mbi 1.100 të tjerë janë plagosur.

Grupi thotë se mbi 18 mijë njerëz janë ndaluar, megjithëse këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe ndryshojnë nga vlerësimet e tjera.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın