Bota

Gjermania thotë se është e hapur për bisedime me Rusinë, por përjashton diplomacinë paralele

Kancelari Merz tha se evropianët janë të gatshëm të flasin me Moskën, por nuk do të hapin "kanale paralele komunikimi"

Ayhan Şimşek  | 06.02.2026 - Përdıtësım : 06.02.2026
Gjermania thotë se është e hapur për bisedime me Rusinë, por përjashton diplomacinë paralele

Berlin

Evropianët janë të gatshëm të bisedojnë me Rusinë, por nuk do të hapin “kanale paralele komunikimi”, tha sot kancelari gjerman Friedrich Merz, raporton Anadolu.

Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Abu Dhabi, Merz tha se vizita e një përfaqësuesi presidencial francez në Moskë më herët këtë javë ishte koordinuar ngushtë me Gjermaninë.

"Po e diskutojmë këtë prej një kohe të gjatë. Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të mbajmë bisedime me Rusinë", tha Merz, por theksoi se bisedimet nën drejtimin e SHBA-së midis Rusisë dhe Ukrainës mbeten kanali kryesor i negociatave.

"Nëse mund të kontribuojmë për t’i bërë këto bisedime më të suksesshme, do ta bëjmë. Por nuk do të hapim asnjë kanal paralel komunikimi", shtoi kancelari.

"Të gjithë kemi një qëllim: të shohim që kjo luftë kundër Ukrainës të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe çelësi për këtë qëndron në Moskë. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën", tha Merz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın