Bota

Gjermania nuk do të marrë pjesë në sulmet ushtarake kundër Iranit

Berlini thotë se nuk ka baza ushtarake ose burime përkatëse në rajon

Ayhan Şimşek  | 02.03.2026 - Përdıtësım : 02.03.2026
Gjermania nuk do të marrë pjesë në sulmet ushtarake kundër Iranit

Berlin

Gjermania njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në sulmet ushtarake kundër Iranit, pavarësisht mbështetjes së saj për qëllimin e SHBA-së dhe Izraelit për çmontimin e programeve bërthamore dhe balistike të Teheranit, transmeton Anadolu.

Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul tha se Berlini po e koordinon ngushtë qëndrimin e tij me partnerët evropianë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, megjithëse secili vend do të vendosë në mënyrë të pavarur se cilat masa mbrojtëse ushtarake do të ndërmarrë.

"Mbretëria e Bashkuar ka arritur në përfundimin se do t'u vë baza ushtarake në dispozicion amerikanëve. Ne nuk kemi asnjë bazë atje, gjithashtu nuk kemi burimet përkatëse ushtarake", tha ai për transmetuesin publik Deutschlandfunk.

"Qeveria gjermane definitivisht nuk ka ndërmend të marrë pjesë në asnjë mënyrë", tha ai.

Tre fuqitë evropiane, të referuara shpesh si vendet E3, njoftuan në një deklaratë të përbashkët të dielën në mbrëmje se janë të përgatitura të marrin "masa mbrojtëse të nevojshme dhe proporcionale" për të shkatërruar aftësinë e Iranit për të qëlluar me raketa dhe dronë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın