Bota

Gjermania nuk është e sigurt nëse do të kenë sukses bisedimet e paqes për Ukrainën

"Nuk jam ende i sigurt se në fund të ditës do të dalë një tekst për të cilin mund të arrihet një marrëveshje", tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul

Cüneyt Karadağ  | 09.12.2025 - Përdıtësım : 09.12.2025
Gjermania nuk është e sigurt nëse do të kenë sukses bisedimet e paqes për Ukrainën

Berlin

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se nuk është i sigurt nëse do të kenë sukses bisedimet e paqes që zhvillohen lidhur me kërkesën e Rusisë për territor nga Ukraina, transmeton Anadolu.

Pas vizitës së tij në Guangzhou, një metropol i teknologjisë së lartë në Kinën jugore, Wadephul u tha mediave gjermane se "Nuk jam ende i sigurt se në fund të ditës do të dalë një tekst për të cilin mund të arrihet një marrëveshje".

Kryediplomati gjerman theksoi vështirësinë e çështjes territoriale, duke thënë se "Që nga fillimi ishte e qartë se çështjet territoriale janë ndër çështjet më të vështira".

Duke theksuar se ukrainasit janë vendimmarrësit e vetëm për këtë çështje, Wadephul u shpreh: "Është gjithashtu plotësisht e qartë se këto vendime nuk do të jenë të lehta për ta".

- Plani i paqes i SHBA-së për luftën në Ukrainë

Plani i paqes me 28 pika, i përgatitur nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, iu dorëzua Kievit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se ata janë të gatshëm të konsultohen mbi planin, duke thënë se "Unë besoj se ky plan mund të formojë bazën për një zgjidhje përfundimtare paqësore".

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha gjithashtu për tokat që Rusia kërkon në Ukrainën lindore se "Nëse duhet të jemi të sinqertë, ne nuk kemi absolutisht asnjë të drejtë ta bëjmë këtë, as sipas ligjit ukrainas, as sipas kushtetutës sonë, as sipas ligjit ndërkombëtar".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın