Bota

Gjermania ndau mbi 25 miliardë euro vitin e kaluar për buxhetin e BE-së

Gjermania është shteti anëtar që ka dhënë kontributin më të madh në buxhetin e BE-së për vitin 2021 me 25.1 miliardë euro.

Bahattin Gönültaş  | 29.12.2022 - Përdıtësım : 30.12.2022
Gjermania ndau mbi 25 miliardë euro vitin e kaluar për buxhetin e BE-së

Berlin

Kontributi neto i Gjermanisë në buxhetin e Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar arriti nivel rekord, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Gjermania është shteti anëtar që ka dhënë kontributin më të madh në buxhetin e BE-së për vitin 2021 me 25.1 miliardë euro.

Në vitin 2020, kontributi neto i Gjermanisë në buxhetin e BE-së ishte afër 19.4 miliardë euro. Pas Gjermanisë, Franca ishte ajo që dha kontributin më të madh vitin e kaluar me 12.4 miliardë euro.

Kontributi i Italisë, ekonomia e tretë më e madhe evropiane, ishte me vetëm 3.2 miliardë euro.

Përfituesja më e madhe neto e përfitimeve të buxhetit të BE-së ishte Polonia me rreth 11.8 miliardë euro, e ndjekur nga Greqia me 4.5 miliardë euro dhe Hungaria me 4.1 miliardë euro.

Për të kompensuar humbjen e shkaktuar nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, Gjermania vendosi të rrisë kontributin e saj në buxhetin e BE-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın