Bota

Gjermania lehtëson kufizimet e eksportit të armëve për shtetet e Gjirit mes përshkallëzimit të luftës me Iranin

"Sot, qeveria gjermane ka miratuar përsëri eksportin e thjeshtuar të pajisjeve të caktuara ushtarake në Shtetet e Gjirit dhe Ukrainë", tha në një konferencë për shtyp në Berlin, Daniel Greve, një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë

Oliver Towfigh Nia  | 20.03.2026 - Përdıtësım : 20.03.2026
Gjermania lehtëson kufizimet e eksportit të armëve për shtetet e Gjirit mes përshkallëzimit të luftës me Iranin

Berlin

Qeveria gjermane njoftoi të premten se po lehtëson kontrollet e eksportit të pajisjeve të caktuara mbrojtëse për një numër shtetesh të Gjirit, mes luftës në rritje në Iran, transmeton Anadolu.

"Sot, qeveria gjermane ka miratuar përsëri eksportin e thjeshtuar të pajisjeve të caktuara ushtarake në Shtetet e Gjirit dhe Ukrainë", tha në një konferencë për shtyp në Berlin, Daniel Greve, një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë.

"Së bashku me Bafa-n (Zyrën Federale përgjegjëse për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit), ne po zbatojmë një autorizim të ri të përkohshëm gjashtëmujor (AGG) më 20 mars për furnizimin e pajisjeve mbrojtëse në vende të caktuara për qëllime mbrojtëse", shtoi ai.

Sipas Greve, rregullorja synon të mundësojë "dorëzimin e shpejtë të pajisjeve mbrojtëse ajrore dhe detare në shtetet e Gjirit dhe Ukrainën".

Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, tha se vendimi ka për qëllim të tregojë një "shenjë solidariteti" me shtetet e Gjirit.

"Sulmet pa dallim të Iranit ndaj shteteve të Gjirit nënkuptojnë se pajisjet mbrojtëse, veçanërisht për mbrojtjen ajrore, janë urgjentisht të nevojshme atje", citoi agjencia gjermane e lajmeve dpa se ka thënë Reiche.

Rregullorja e re, e cila është e vlefshme deri më 15 shtator, mbulon eksportet drejt Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahreinit dhe Omanit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.