Bota

Gjermania kërkon qëndrim të unifikuar të G7-ës për t'i dhënë fund luftës në Iran

“Mund të përcaktojmë një pozicion të përbashkët. Natyrisht, qëllimi është të përfundojmë këtë konflikt sa më shpejt të jetë e mundur, por gjithashtu ta përfundojmë në mënyrë të qëndrueshme”, tha ministri i Jashtëm Johann Wadephul.

Oliver Towfigh Nia  | 26.03.2026 - Përdıtësım : 26.03.2026
Gjermania kërkon qëndrim të unifikuar të G7-ës për t'i dhënë fund luftës në Iran

Berlin

BERLIN (AA) – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri të enjten thirrje vendeve të G7-ës që të marrin një qëndrim të unifikuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sjellë një përfundim të shpejtë të luftës në Iran, transmeton Anadolu.

“Ne do dhe duhet të përpiqemi për zgjidhje të përbashkëta në diskutime intensive gjatë disa ditëve të ardhshme, pavarësisht sa e vështirë që mund të jetë kjo duke marrë parasysh situatë”, tha Wadephul në fillim të një takimi të ministrave të jashtëm të G7-ës në Vaux-de-Cernay.

Duhet të parandalohet destabilizimi i mëtejshëm, të sigurohet liria ekonomike dhe të zhvillohen perspektiva për përfundimin e armiqësive dhe periudhës pas konfliktit, citoi agjencia gjermane e lajmeve dpa ministrin Wadephul pas një shkëmbimi të parë mendimesh me kolegët e tij Yvette Cooper dhe Jean-Noel Barrot nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

- Wadephul: Biseda me Rubion e rëndësishme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të arrijë të premten, ditën e dytë të takimit.

Përveç Gjermanisë, aleanca e “Grupit të të Shtatëve” përfshin Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky takim është mbledhja e parë formale e ministrave të jashtëm të G7-ës që nga fillimi i sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit.

Wadephul tha se është “mirë, e rëndësishme dhe e drejtë” që grupi mund të bisedojë me Rubio. Ai shtoi se është i bindur se “mund të përcaktojmë një pozicion të përbashkët. Natyrisht, qëllimi është të përfundojmë këtë konflikt sa më shpejt të jetë e mundur, por gjithashtu ta përfundojmë në mënyrë të qëndrueshme”.

Sipas ministrit, kjo nënkupton rikthimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, e cila aktualisht është e bllokuar nga Irani, dhe sigurimin që Teherani të mos paraqesë kërcënim në të ardhmen për Izraelin, vendet e tjera fqinje apo Evropën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın