Bota

Gjermania kërkon nga BE sanksione ndaj Rusisë për sulmet kibernetike

Qeveria e Merkelit pretendon se inteligjenca ruse qëndron pas sulmeve kibernetike që shënjestruan parlamentin gjerman në vitin 2015

Ayhan Şimşek  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Gjermania kërkon nga BE sanksione ndaj Rusisë për sulmet kibernetike

Berlin

Gjermania do t'i kërkojë BE-së të vendos sanksione kundër individëve dhe subjekteve ruse përgjegjëse për sulmin kibernetik që shënjestruan kancelaren Angela Merkel dhe deputetët, bëri të ditur Ministria e Jashtme të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori rus Sergej J. Netschajew ishte i ftuar sot në Ministrinë e Jashtme për të përcjellë dënimin e ashpër të Gjermanisë dhe vendimin e Berlinit për të nxitur mekanizmin e sanksioneve kibernetike të BE-së kundër të gjithë atyre që bartin përgjegjësi, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Hetimet e Kryeprokurorit të Prokurorisë Federale përfunduan në fillim të këtij muaji, thuhet se shtetasi rus Dmitri Badin ishte i përfshirë në sulmin e hakimit në vitin 2015 që shënjestroi zyrën e kancelares Angela Merkel në parlament dhe zyrat e disa ligjvënësve.

Ministria e Jashtme pretendon se provat e mbledhura nga hetuesit tregojnë se Badini ishte duke punuar për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU kur ai kreu sulmin kibernetik, së bashku me të dyshuarit e tjerë, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar ende.

Regjimi i "sanksioneve kibernetike" të BE-së parashikon sanksione ndaj njerëzve apo subjekteve që kryen sulme kibernetike ndaj vendeve anëtare të BE-së. Masat e mundshme përfshijnë ndalimin e personave që udhëtojnë në BE, ngrirjen e pasurive të individëve dhe subjekteve. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.