Gjermania kritikon kërcënimet izraelite për aneksimin e Libanit jugor
"Një aneksim i territorit libanez nga Izraeli, do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk do të pranohej nga Qeveria Federale", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Giese
Berlin
Gjermania kritikoi sot kërcënimet izraelite për të aneksuar Libanin jugor, transmeton Anadolu.
Berlini dëshiron të theksojë se "një aneksim i territorit libanez nga Izraeli, do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk do të pranohej nga Qeveria Federale", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Martin Giese në një konferencë për media në Berlin.
"Ajo që mund t'ju them është se i kemi vënë re këto vërejtje nga disa ministra izraelitë, një prej të cilëve ju përmendët me shqetësim të madh", tha ai duke iu referuar ministrit izraelit të Financave, Bezalel Smotrich.
Të hënën, Smotrich tha se Izraeli duhet ta zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri në lumin Litani thellë në jug të vendit ndërsa trupat izraelite bombarduan ura dhe shkatërruan shtëpi në një sulm ushtarak në rritje.
Giese u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira të kthehen në armëpushim dhe të zbatojnë rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
