Bota

Gjermania i bën thirrje Izraelit të heq dorë nga planet për ofensivë tokësore në Liban

Zëdhënësi i kancelarit gjerman tha se Gjermania është “thellësisht e shqetësuar” nga zhvillimet e fundit dhe mbështet përpjekjet për të rinisur bisedimet midis Izraelit dhe Libanit

Ayhan Şimşek  | 16.03.2026 - Përdıtësım : 16.03.2026
Gjermania i bën thirrje Izraelit të heq dorë nga planet për ofensivë tokësore në Liban

Berlin

Gjermania i ka bërë thirrje Izraelit të heq dorë nga planet për një ofensivë të madhe tokësore në Liban, duke paralajmëruar se një operacion i tillë do të shkaktonte krizë të rëndë humanitare dhe të refugjatëve, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i kancelarit gjerman, Stefan Kornelius, u tha gazetarëve në Berlin se Gjermania është “thellësisht e shqetësuar” nga zhvillimet e fundit dhe mbështet përpjekjet për të rinisur bisedimet midis Izraelit dhe Libanit.

“Situata në këtë pjesë të zonës së luftës na mbush me shqetësim, pasi shohim përgatitje për ofensivë të madhe tokësore izraelite”, tha Kornelius.

Ai paralajmëroi se një ofensivë e tillë do të përshkallëzonte në mënyrë dramatike kushtet tashmë të rëndë humanitare të rajonit.

“Ne i nxisim miqtë tanë izraelitë të mos e ndjekin këtë rrugë. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Izraelit të mos sulmojë objektiva civile ose misionin UNIFIL të OKB-së”, tha ai.

Kornelius gjithashtu dënoi vendimin e Hezbollahut për t’u ribashkuar në luftimet kundër Izraelit në anën e Iranit, duke i bërë thirrje grupit të ndërpresë menjëherë sulmet e tij dhe të lëshojë armët.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın