Politikë, Bota

Gjermania dhe vendet skandinave nuk dakordohen lidhur me ndalesën e vizave turistike për rusët

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në margjinat e takimit në Oslo me liderët e vendeve nordike tha se është e rëndësishme të "thuhet se shumë refugjatë që ikën nga Rusia" janë kritikë të Kremlinit

Ekip  | 16.08.2022 - Përdıtësım : 16.08.2022
Gjermania dhe vendet skandinave nuk dakordohen lidhur me ndalesën e vizave turistike për rusët

Londër

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka refuzuar sërish propozimin e disa vendeve evropiane për pezullimin e dhënies së vizave turistike për qytetarët rusë në të gjithë Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Në margjinat e takimit në Oslo me liderët e vendeve nordike, Scholz tha se ishte e rëndësishme të "thuhet se shumë refugjatë që ikën nga Rusia" janë kritikë të Kremlinit dhe se pushtimi rus i Ukrainës është "lufta e presidentit rus Vladimir Putin, jo e popullit rus”.

“E rëndësishme është për ne të kuptojmë se ka shumë njerëz që ikin nga Rusia sepse nuk pajtohen me regjimin rus”, shtoi ai.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha se qytetarët rusë nuk duhet të lejohen të hyjnë në BE për sa kohë që ushtria ruse "po vret njerëz në Ukrainë".

Vendet baltike anëtare të BE-së, Lituania dhe Estonia, tashmë kanë ndaluar lëshimin e vizave për turistët rusë dhe u kanë bërë thirrje vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin e tyre.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, shkroi në Twitter javën e kaluar se "të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın