Bota

Gjermania dëboi një diplomat rus me akuzat për spiunazh

Diplomati ishte një oficer i padeklaruar i inteligjencës që punonte në konsullatën e Rusisë në Mynih dhe ai u përpoq të merrte informacion për projektet evropiane të hapësirës ajrore me ndihmën e një akademiku rus

Ayhan Şimşek   | 29.01.2022
Gjermania dëboi një diplomat rus me akuzat për spiunazh

Berlin

Gjermania dëboi një diplomat rus vitin e kaluar, duke e akuzuar atë për spiunazh në industrinë e hapësirës ajrore të teknologjisë së lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas revistës së lajmeve Der Spiegel, diplomati ishte një oficer i padeklaruar i inteligjencës që punonte në konsullatën e Rusisë në Mynih dhe ai u përpoq të merrte informacion për projektet evropiane të hapësirës ajrore me ndihmën e një akademiku rus.

Akademiku, i identifikuar si Ilnur N., u akuzua zyrtarisht për spiunazh të enjten, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorisë Federale.

Prokurorët thanë se i akuzuari u takua rregullisht me një spiun rus nga fundi i vitit 2019 e tutje, duke i dhënë informacionet që ai mori gjatë punës si bashkëpunëtor kërkimor në një universitet bavarez.

Sipas autoriteteve, shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse SVR ishte veçanërisht i interesuar për projektin evropian të mjetit lançues hapësinor Ariane.

Ilnur N. u arrestua në qershor të viitt 2021 dhe ai mbetet në paraburgim. Der Spiegel raportoi se bashkëpunëtori i ri i kërkimit u tha prokurorëve se nuk e dinte se njeriu që takoi punonte për inteligjencën ruse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın