Bota

Gjermania dërgon diplomat të lartë në takimin e Bordit të Paqes të Trumpit

Në takim do të marrë pjesë Christian Buck, drejtor i përgjithshëm për çështjet politike në Ministrinë e Jashtme, i cili mbikëqyr politikën për Lindjen e Mesme, përfshirë çështjet që lidhen me Rripin e Gazës

Ayhan Şimşek  | 19.02.2026 - Përdıtësım : 19.02.2026
Gjermania dërgon diplomat të lartë në takimin e Bordit të Paqes të Trumpit

Berlin

Gjermania do të përfaqësohet në takimin e parë të Bordit të Paqes të presidentit Donald Trump nga një diplomat i lartë dhe jo nga një figurë e lartë politike, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik Deutschlandfunk, në takimin që do të mbahet në Washington do të marrë pjesë Christian Buck, drejtor i përgjithshëm për çështjet politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili mbikëqyr politikën për Lindjen e Mesme, përfshirë çështjet që lidhen me Rripin e Gazës.

Vendimi pasqyron rezervat e Gjermanisë ndaj kësaj nisme.

Muajin e kaluar, qeveria e kancelarit Friedrich Merz refuzoi anëtarësimin e plotë në Bordin e Paqes, duke e konsideruar atë si një strukturë paralele që mund të dobësojë rolin e OKB-së, një shqetësim i ndarë edhe nga disa qeveri të tjera të BE-së, përfshirë Italinë.

Takimi i parë i Bordit të Paqes pritet të përqendrohet te miliarda dollarë ndihmë për rindërtimin e Gazës.

Ministrja gjermane e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan deklaroi për "Frankfurter Rundschau" se Berlini e konsideron takimin të rëndësishëm për ndërmarrjen e hapave konkret dhe për ofrimin e ndihmës që sjell përfitime të shpejta për popullsinë e Gazës.

"Gjermania nuk është pjesë e këtij Bordi të Paqes, por ne jemi në kontakt të ngushtë me anëtarët e tij. Ne mbetemi të gatshëm të mbështesim përpjekjet për rindërtim për të kontribuar në një përmirësim të qëndrueshëm të situatës në Gaza dhe në rajon", tha ajo.

Ministrja gjermane theksoi se populli palestinez duhet të jetë pjesë e procesit të rindërtimit dhe se zgjidhja me dy shtete mbetet e domosdoshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın