Bota

Gjermania arreston tre persona nën dyshimin se spiunuan për Kinën

Autoritetet gjermane thanë se tre shtetasit gjermanë krijuan një kompani për të bashkëpunuar me universitetet për të marrë informacion mbi teknologjinë e ndjeshme ushtarake

Ayhan Şimşek  | 22.04.2024 - Përdıtësım : 23.04.2024
Gjermania arreston tre persona nën dyshimin se spiunuan për Kinën

Berlin

Gjermania arrestoi tre persona të dyshuar për spiunazh për Kinën, transmeton Anadolu.

Të tre shtetasit gjermanë krijuan një kompani për të bashkëpunuar me universitetet për të marrë informacion mbi teknologjinë e ndjeshme ushtarake, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit Federal.

"Të dyshuarit dyshohen se punojnë për një shërbim inteligjent kinez", thanë prokurorët, duke shtuar se aktivitetet e tyre të spiunazhit nisën para qershorit 2022.

Sipas hetuesve, në kohën e arrestimit të tyre, të akuzuarit ishin në negociata të mëtejshme rreth projekteve kërkimore që mund të ishin të dobishme për zgjerimin e fuqisë luftarake detare të Kinës.

Të dyshuarit u akuzuan gjithashtu për blerjen e produkteve që ndërlidhen me ushtrinë dhe eksportimin e tyre në Kinë, në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e kontrollit të eksportit me përdorim të dyfishtë.

"I akuzuari bleu një lazer special nga Gjermania në emër dhe me pagesë nga shërbimi sekret kinez MSS dhe e eksportoi në Kinë pa autorizim", thanë prokurorët.

Të dyshuarit u arrestuan në qytetet perëndimore Dusseldorf dhe Bad Homburg, ndërsa policia kreu kontrolle në shtëpitë dhe vendin e tyre të punës, duke sekuestruar dokumente të ndryshme dhe pajisje elektronike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın