Bota

Gjermani, taksistët protestojnë kundër kompanive që ofrojnë shërbim të transportit privat

Taksistët gjatë protestave kërkuan konkurrencë të ndershme në vend të uljes së çmimeve

Mesut Zeyrek  | 02.07.2025 - Përdıtësım : 02.07.2025
Gjermani, taksistët protestojnë kundër kompanive që ofrojnë shërbim të transportit privat

Këln

Në shumë qytete në Gjermani, shoferët e taksive protestuan kundër kompanive të tilla si Uber, Bolt dhe të tjera që ofrojnë shërbime transporti privat nëpërmjet aplikacioneve të internetit, raporton Anadolu.

Në qytete të mëdha si Berlini, Frankfurti, Shtutgarti, Mainci, Wuppertali, Düsseldorfi, Boni dhe Këlni, shoferët e taksive formuan autokolonë dhe reaguan ndaj aktiviteteve të Uber, Bolt dhe kompanive të ngjashme të udhëtimeve që ofrojnë shërbime transporti privat nëpërmjet aplikacioneve të internetit.

Taksistët gjatë protestave kërkuan konkurrencë të ndershme në vend të uljes së çmimeve.

Autokolona e përbërë prej më shumë se 500 taksive që u mblodhën dhe vepruan në mënyrë kolektive në kantierin detar Deutzer Werft në Këln, ndërpreu transportin në disa rrugë të qytetit për një kohë të gjatë.

Një numër i madh oficerësh policie u përpoqën të garantonin sigurinë për ata që iu bashkuan autokolonës.

Në protestat që u mbajtën në Düsseldorf nën temën "Dita Kombëtare e Veprimit", morën pjesë rreth 400 taksi, ndërsa në protestat në Bon morën pjesë rreth 250 taksi.

Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Federale të Taksive dhe Makinave me Qira, Michael Oppermann, bëri një deklaratë me shkrim në emër të shoferëve të taksive që morën pjesë në protesta.

Në deklaratë, Oppermann theksoi se duhet të ketë konkurrencë të drejtë midis shoferëve të taksive dhe kompanive që ndajnë udhëtimet. Ai vuri në dukje se të ardhurat e tyre janë ulur për shkak të rënies së çmimeve për vite me radhë dhe kritikoi platformat që nuk rregullojnë tarifat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın