Bota

Gjermani, partia e ekstremit të djathtë AfD ngre padi kundër agjencisë së spiunazhit

BfV-ja njoftoi se ka klasifikuar AfD-në si një “grup ekstremist i provuar” pas një hetimi 3-vjeçar, duke theksuar se AfD-ja promovon një agjendë nacionaliste dhe ekstremiste të ekstremit të djathtë që kërcënon rendin kushtetues demokratik

Ayhan Şimşek  | 05.05.2025 - Përdıtësım : 05.05.2025
Gjermani, partia e ekstremit të djathtë AfD ngre padi kundër agjencisë së spiunazhit Foto: AA/Arkiv

Berlin

Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë ka ngritur padi kundër agjencisë gjermane të inteligjencës (BfV), pasi ajo e përcaktoi partinë si një “grup ekstremist i provuar”, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, partia ngriti padi dhe një peticion emergjence në Gjykatën Administrative në Këln, ku Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka selinë e saj.

Të premten, BfV-ja njoftoi se ka klasifikuar AfD-në si një “grup ekstremist i provuar” pas një hetimi 3-vjeçar. Hetimi përcaktoi se AfD-ja promovon një agjendë nacionaliste dhe ekstremiste të ekstremit të djathtë që kërcënon rendin kushtetues demokratik të Gjermanisë.

Agjencia gjermane theksoi se pikëpamja e AfD-së për njerëzit “bazuar në etni dhe prejardhje” bie ndesh me parimet demokratike të Gjermanisë. BfV-ja gjithashtu tha se AfD-ja përpiqet të përjashtojë grupe të caktuara të popullsisë, veçanërisht ato muslimane me prejardhje migrimi, nga pjesëmarrja e tyre e barabartë në shoqëri.

AfD-ja, e njohur për qëndrimin e saj kundër imigracionit, për herë të parë u vu nën vëzhgim paraprak në vitin 2019 dhe më vonë në vitin 2021 gjykatat gjermane mbështetën klasifikimin e tyre si një “grup i dyshuar ekstremist”.

Vendimi i fundit i BfV-së e zgjeron përcaktimin “ekstremist i provuar” në të gjithë partinë, i aplikuar më herët vetëm për degët rajonale të AfD-së në Thuringia, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt.

Ky vendim vjen mes shqetësimeve në rritje në lidhje me ekstremizmin e krahut të djathtë në Gjermani dhe popullaritetin në rritje të AfD-së, pasi një sondazh i publikuar së fundmi tregon një mbështetje prej 25 për qind për AfD-në, shifër i barabartë me aleancën konservatore CDU/CSU të Friedrich Merzit që pritet të zgjidhet si kancelar.

AfD-ja ka ndërtuar bazën e saj të mbështetjes përmes fushatave kundër imigracionit dhe nxitjes së frikës midis muslimanëve dhe emigrantëve. Partia gjithashtu ka përfituar nga zhgënjimi i përhapur me partitë politike tradicionale dhe shqetësimet rreth rënies ekonomike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.