Bota

Gjermani, nëna vazhdon protestën për vajzën e saj të rrëmbyer nga PKK-ja

Me bluzën e veshur me fotografinë e vajzës së saj Nilüfer T. dhe me pankartën me mbishkrimin "PKK është një virus", Nëna Maide T. protestoi përpara derës historike Brandenburg (Brandenburger Tor) në qendër të Berlinit

Cüneyt Karadağ  | 06.08.2020 - Përdıtësım : 07.08.2020
Gjermani, nëna vazhdon protestën për vajzën e saj të rrëmbyer nga PKK-ja

Berlin

Në Gjermani, nëna Maide T. edhe këtë javë vazhdoi protestën për vajzën e saj e cila është rrëmbyer nga organizata terroriste PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me bluzën e veshur me fotografinë e vajzës së saj Nilüfer T. dhe me pankartën me mbishkrimin "PKK është një virus", Nëna Maide T. protestoi përpara derës historike Brandenburg (Brandenburger Tor) në qendër të Berlinit.

Nëna i ka bërë thirrje bijës së saj duke u shprehur: "Vajzë tani mjaft mblidh mendjen dhe të lutem ktheu në shtëpi. Largohu prej andej dhe ktheu në shtëpi pa u përballur me ndonjë pasojë më të keqe".

Duke bërë të ditur se më 10 gusht vajza e saj ka ditëlindjen, nëna Maide T, theksoi "Dua të bashkohem me vajzën në ditën e lindjes së saj. Uroj shumë që me të vërtetë ajo të më vijë si dhuratë ditëlindjeje. Për mua do të ishte dhurata më e madhe. E kam shumë të rëndë që ditën e saj të lindjes ta festoj dhe ta përkujtoj pa atë".

Edhe personat e tjerë që u mblodhën në mbështetje të Maide T. hapën pankarta me mbishkrimet "PKK është një virus" "Ju lutem më ndihmoni të shpëtoj vajzën time nga PKK-ja" si dhe veshën bluzat me fotografinë e Nilüfer T. dhe mbishkrimin "U rrëmbye nga PKK-ja".

Që prej 12 nëntorit 2019 Maide T. nuk ka asnjë informacion për vajzën e saj e cila doli nga shtëpia duke thënë se "po shkoj në shkollë". Nëna me dhimbjen e së bijës, për shpëtimin e vajzës së saj nga organizata terroriste ka protestuar në vende të tilla si përpara shoqatës “Navende Kurdistaniyen li Berlin” që njihet për afërsinë me organizatës terroriste separatiste PKK, përpara kryeministrisë dhe parlamentit federal.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın