Bota

Gjermani, makina përplaset me një turmë njerëzish në qytetin e Shtutgartit

Ekipet e zjarrfikësve njoftuan se tetë persona janë lënduar, tre prej të cilëve rëndë

Mesut Zeyrek  | 02.05.2025 - Përdıtësım : 02.05.2025
Gjermani, makina përplaset me një turmë njerëzish në qytetin e Shtutgartit

Këln

Tetë persona u lënduan kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish në qytetin gjerman të Shtutgartit, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.

Policia në një deklaratë ka thënë se ende nuk ka gjetje për të treguar nëse bëhet fjalë për sulm ose vepër të qëllimshme, duke shtuar se incidenti aktualisht po trajtohet si aksident rrugor.

Ekipet e zjarrfikësve njoftuan se tetë persona janë lënduar, tre prej të cilëve rëndë. Siç njoftohet, të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.

Shoferi 42-vjeçar i automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın