Bota

Gjermani, lëndohen 25 persona nga shpërthimi në një ndërtesë

Policia gjermane të dielën tha se ende përpiqen të fikin zjarrin dhe punojnë në zbulimin e shkakut të shpërthimit. Nuk ka përgjigje ndaj pyetjes nëse shpërthimi ka të bëjë me sulm terrorist

Ekip  | 24.06.2018 - Përdıtësım : 25.06.2018
Gjermani, lëndohen 25 persona nga shpërthimi në një ndërtesë

Berlin

BERLIN (AA) – Si pasojë e një shpërthimi në një godinë banimi në qytetin perëndimor gjerman Wuppertal, së paku 25 persona janë lënduar, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje serioze, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në njoftim thuhet se shpërthimi tronditi ndërtesën shumëkatëshe pak para mesnatës. Nga shpërthimi është shkatërruar papafingo e ndërtesës dhe tre kate kryesore, lajmëroi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Më pas shpërtheu zjarr në disa pjesë të ndryshme të ndërtesës, ndërsa zjarrfikësit kishin problem me fikjen e zjarrit, meqë disa pjesë të ndërtesës filluan të shemben. Zjarrfikësit shpëtuan katër persona të lënduar rëndë nga brendësia e ndërtesës dhe i dërguan në spital. Edhe 21 persona janë lënduar lehtë dhe transferuar në spitalin më të afërt.

Policia gjermane të dielën tha se ende përpiqen të fikin zjarrin dhe punojnë në zbulimin e shkakut të shpërthimit. Nuk ka përgjigje ndaj pyetjes nëse shpërthimi ka të bëjë me sulm terrorist. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın