Bota

Gjermani, kryetarja e bashkisë plagoset rëndë në një sulm me thikë

Iris Stalzer, e cila u zgjodh kryebashkiake e qytezës Herdecke në fund të muajit të kaluar, u gjet me lëndime të rënda, raportuan mediat lokale, duke cituar burime sigurie

Ayhan Şimşek  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Gjermani, kryetarja e bashkisë plagoset rëndë në një sulm me thikë

Berlin

Një kryebashkiake e sapozgjedhur pësoi lëndime të rënda në një sulm me thikë në Gjermaninë veriperëndimore, transmeton Anadolu.

Iris Stalzer, e cila u zgjodh kryebashkiake e qytezës Herdecke në fund të muajit të kaluar, u gjet me lëndime të rënda, raportuan mediat lokale, duke cituar burime sigurie.

Politikania socialdemokrate u sulmua nga një ose më shumë të dyshuar të panjohur pranë shtëpisë së saj, sipas transmetuesit publik NDR. E plagosur rëndë, ajo arriti të tërhiqej zvarrë në shtëpinë e saj.

Policia tha se po kërkon të dyshuarin ose të dyshuarit që janë të lirë. Nuk është bërë menjëherë e qartë nëse ka pasur apo jo një motiv politik pas sulmit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın