Gjermani, gruaja 66-vjeçare sjell në jetë fëmijën e saj të 10-të
"Është mirë të kesh një familje të madhe", tha Hildebrandt duke theksuar se dëshiron të inkurajojë njerëzit që të kenë më shumë fëmijë
Këln
Alexandra Hildebrandt, kryetarja 66-vjeçare e Muzeut të Murit të Berlinit në Gjermani, solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të Agjencisë gjermane të lajmeve (dpa), 66-vjeçarja Hildebrandt, lindi fëmijën e saj të 10-të me prerje cezariane më 19 mars në klinikën Virchow të Qendrës Mjekësore të Universitetit Charite në Berlin.
"Është mirë të kesh një familje të madhe", tha Hildebrandt duke theksuar se dëshiron të inkurajojë njerëzit që të kenë më shumë fëmijë.
"Unë ushqehem shumë shëndetshëm, notoj rregullisht për një orë, eci për dy orë, nuk pi cigare ose alkool dhe nuk kam përdorur kurrë pilula kontraceptive", u shpreh ajo në deklaratën e saj për gazetën "Bild".
Në lajmin ku janë përfshirë edhe mendimet e mjekëve ekspertë, vihet re se shkalla e fertilitetit te femrat ulet me shpejtësi pas moshës 40-vjeçare.
