Bota

Gjermani, dy pasagjerë u përpoqën të ndalonin aeroplanin që u kishte ikur

Ngritja e aeroplanit u vonua pasi dy burrat, të moshës 28 dhe 47 vjeç, u përpoqën ta ndalonin aeroplanin duke tundur duart dhe u shfaqën papritur në pistë

Mesut Zeyrek  | 25.11.2025 - Përdıtësım : 25.11.2025
Gjermani, dy pasagjerë u përpoqën të ndalonin aeroplanin që u kishte ikur

Këln

Dy pasagjerë rumunë që iu kishte ikur një fluturim nga Këlni i Gjermanisë për në Bukuresht të Rumanisë, u përpoqën ta ndalonin aeroplanin duke tundur duart në pistë pasi hynë nga dalja e emergjencës, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës "Bild", një fluturim i "Wizz Air"-it nga aeroporti i Këlnit-Bonit për në Bukuresht u kthye në pistë pasi ishin mbyllur dyert.

Ndërkohë, dy pasagjerët rumunë që iu kishte ikur fluturimi shtypën butonin e emergjencës në aeroport dhe hynë në pistë përmes daljes së emergjencës.

Ngritja e aeroplanit u vonua pasi dy burrat, të moshës 28 dhe 47 vjeç, u përpoqën ta ndalonin aeroplanin duke tundur duart dhe u shfaqën papritur në pistë.

Policia njoftoi se ka filluar procedura ligjore kundër dy burrave për shkelje të Aktit të Sigurisë Ajrore dhe se incidenti po hetohet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın