Bota

Gjermani, dy ish-ushtarë arrestohen për tentim për formimin e një organizate terroriste

Arend-Adolf G. dhe Achim A. kanë dashur të formojnë një grup paramilitar dhe të dërgojnë anëtarët e tij në luftën në Jemen duke ofruar një pagë mujore prej 40 mijë eurosh për secilin ushtar që do të punonte për ta

Cüneyt Karadağ  | 20.10.2021 - Përdıtësım : 20.10.2021
Gjermani, dy ish-ushtarë arrestohen për tentim për formimin e një organizate terroriste

Berlin

Dy ish-ushtarë në Gjermani janë arrestuar me akuzën për tentimin për të formuar një organizatë terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga Kryeprokuroria Federale thuhet se dy shtetas gjermanë, Arend-Adolf G. dhe Achim A., janë arrestuar në rajonin Breisgau-Hochschwarzwald në afërsi të Mynihut, me operacionin ku ka marrë pjesë njësia policisë për operacione speciale.

Thuhet se Arend-Adolf G. dhe Achim A. kanë dashur të formojnë një grup paramilitar dhe të dërgojnë anëtarët e tij në luftën në Jemen duke ofruar një pagë mujore prej 40 mijë eurosh për secilin ushtar që do të punonte për ta.

Deklarata e Kryeprokurorisë më tej bën të ditur se ushtarët kanë planifikuar të formojnë një fuqi ushtarake prej 150 mercenarësh ndërsa forcën ushtarake që do ta formojnë në statusin e një kompanie private kanë dashur t'i propozojnë qeverisë së Arabisë Saudite për detyra speciale të paligjshme në Jemen, por se autoritetet saudite nuk u janë përgjigjur atyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.