Bota

Gjermani, arrestohet një adoleshent pasi kërcënoi një sinagogë

Ministri i Brendshëm i provincës gjermane Nordrhein-Westfalen, Reul konfirmoi se një adoleshent i dyshuar identiteti i të cilit nuk është i njohur për publikun u arrestua pas raportimit të kërcënimit

Ekip  | 16.09.2021 - Përdıtësım : 16.09.2021
Gjermani, arrestohet një adoleshent pasi kërcënoi një sinagogë

Berlin

Autoritetet gjermane njoftuan sot se është arrestuar një adoleshent që dyshohet se kishte për qëllim të kryente sulm mbi një sinagogë në qytetin Hagen, në perëndim të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme i provincës gjermane të Nordrhein-Westfalen, Herber Reul konfirmoi se një adoleshent i dyshuar identiteti i të cilit nuk është i njohur për publikun u arrestua pas raportimit të kërcënimit.

Policia lokale rrethoi të mërkurën pasdite sinagogën në Hagen, pasi mori informacione për një kërcënim të mundshëm.

Policia nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me kërcënimin, i cili përkoi me festën hebraike të Yom Kippur. Pas kërcënimit, shërbimi fetar i planifikuar për të mërkurën pasdite në sinagogë u anulua.

Policia e Hagen-it të mërkurën mbrëma tha se janë në kontakt të ngushtë me komunitetin hebre, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın