Bota

Gjermani, anulohen qindra fluturime për shkak të grevës në 5 aeroporte

Unioni i Aeroporteve Gjermane (ADV) njoftoi se nga grevat parashikohet të jenë anuluar mbi 580 fluturime dhe të jenë prekur 90 mijë udhëtarë

Cüneyt Karadağ, Mesut Zeyrek  | 14.03.2024 - Përdıtësım : 15.03.2024
Gjermani, anulohen qindra fluturime për shkak të grevës në 5 aeroporte

Berlin

Qindra fluturime janë anuluar për shkak të hyrjes në grevë të personelit të sigurisë në aeroportet e Gjermanisë në Këln, Hamburg, Berlin, Shtutgart dhe Karlsruhe, raporton Anadolu.

Unioni i Aeroporteve Gjermane (ADV) njoftoi se nga grevat parashikohet të jenë anuluar mbi 580 fluturime dhe të jenë prekur 90 mijë udhëtarë. Teksa u anuluan të gjitha fluturimet në Berlin dhe Këln, avionët që kryen ulje u ngritën sërish pa marrë udhëtarë.

Sindikata e Shërbimeve të Bashkuara (Verdi) më parë bëri thirrje për "grevë paralajmëruese" për ditën e sotme.

Özay Tarım nga zyrtarët e sindikatës Verdi në Këln tha se në marrëveshjen kolektive kanë kërkuar rritje prej 2.80 euro. Ai tha se kanë hyrë në grevë për shkak se punëdhënësi nuk ka përmbushur këtë kërkesë dhe se ndikimi i grevës është parë në anulimin e fluturimeve.

Duke folur nëse do të ketë sërish apo jo grevë, Tarım tha: "Kjo varet nga ecuria e marrëveshjes. Qëllimi ynë është të arrihet marrëveshje në tryezë. Punëdhënësi po luan me kohën. Atëherë ne detyrohemi të ushtrojmë presion dhe presioni bëhet me grevë. Kjo është e drejta jonë themelore".

- Kërkohet rritje page me 2.80 euro për orë

Në pesë raundet e bëra deri më tani në bisedimet për negociatat kolektive të personeli të sigurisë nuk është arritur asnjë rezultat.

Sindikata synon të rrisë presionin në negociatat për pagat që vazhdojnë për rreth 25 mijë punonjës në këtë sektor. Sindikata Verdi kërkon rritje pagash prej 2.80 euro për orë për një periudhë 12-mujore dhe pagesë të shpejtë që nga ora e parë për orët shtesë jashtë orarit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın