Bota, Ekonomi

Gjermani, anulohen mbi 325 fluturime për shkak të grevës në Rajnën Veriore-Vestfali

Sindikata kërkon rritje pagash me 10,5 për qind ose rritje shtesë prej së paku 500 euro në muaj

Mesut Zeyrek, Bahattin Gönültaş  | 27.02.2023 - Përdıtësım : 28.02.2023
Gjermani, anulohen mbi 325 fluturime për shkak të grevës në Rajnën Veriore-Vestfali

Këln

Zyrtarët e shtetit federal gjerman Rajna Veriore-Vestfalia mbrëmë hynë në "grevë paralajmëruese 24-orëshe", e cila ka çuar në anulimin e mbi 325 fluturimeve në dy aeroportet kryesore, raporton Anadolu.

Sindikata Ver.di theksoi se greva paralajmëruese është organizuar në aeroporte, kopshte, spitale dhe institucione komunale.

Administrata e aeroporteve Këln/Bon dhe Dusseldorf njoftoi se janë anuluar mbi 325 fluturime.

Punëdhënësit ofruan një rritje pagash prej 5 për qind për punonjësit në vetëqeverisjen federale dhe lokale dhe 2.500 euro ndihmë të njëhershme, megjithatë, sindikatat e refuzuan ofertën si të pamjaftueshme.

Sindikatat kërkojnë rritje të pagave me 10,5 për qind ose rritje shtesë prej së paku 500 euro në muaj.

Vazhdimi i negociatave për pagat është planifikuar për 27 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın